Janë hiç më pak se 18 shtetas serbë të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të dyshuar për një sërë veprash të rënda penale që përfshijnë krime lufte, krime kundër njerëzimit, gjenocid, vrasje të rënda, grabitje të armatosura dhe krim të organizuar, shkruan IndeksOnline.
Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet kërkuese në sistemin e Interpolit, shumica e të dyshuarve përballen me akuza që lidhen me krime të rënda ndërkombëtare, përfshirë krime kundër civilëve dhe gjenocid, ndërsa disa prej tyre kërkohen për aktivitete të ndryshme kriminale si trafik droge, grabitje apo pjesëmarrje në organizata kriminale.
Ndër personat e shpallur në kërkim janë:
Dusan Spasojevic, 71 vjeç – i akuzuar për krime lufte kundër civilëve.
Izer Redzovic, 55 vjeç – i dyshuar për krim të organizuar, në lidhje me falsifikim dokumentesh dhe vërtetim të përmbajtjes së pavërtetë.
Miljoko Kovacevic, 63 vjeç – i akuzuar për krime kundër njerëzimit.
Dragan Marjanovic, 54 vjeç – i akuzuar për krime kundër njerëzimit.
Zoran Adamovic, 62 vjeç – i akuzuar për krime kundër njerëzimit.
Slobodan Kostovski, 72 vjeç – i dyshuar për trafik ndërkombëtar droge.



