2026/03/11
Banner Top
Hargreaves takon Gërvallën, diskuton me të për rëndësinë e “zgjidhjes së shpejt të sfidave politike”

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka shkruar për takimin që pati me ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ka folur më Gërvallën për diskutova rëndësinë e zgjidhjes së shpejtë të sfidave politike në mënyrë që Kosova të mund të përparojë dhe të ofrojë rezultate për qytetarët.

“Këtë pasdite e përgëzova Ministren e Drejtësisë Donika Gërvalla-Schëarz për rolin e saj të ri dhe diskutova rëndësinë e zgjidhjes së shpejtë të sfidave politike në mënyrë që Kosova të mund të përparojë dhe të ofrojë rezultate për qytetarët”.

Në këtë takim, fokus tjetër ka qenë edhe trajtimi i dhunës në bazë gjinore dhe mbësthetjen e të mbijetuarce të dhunës seksuale.

“Gjithashtu biseduam për bashkëpunimin e vazhdueshëm në trajtimin e dhunës me bazë gjinore dhe mbështetjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale të lidhur me konfliktin – e cila mbetet një përparësi për Mbretërinë e Bashkuar – dhe punën e Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur sektorin e drejtësisë”, ka thënë ai. /Gazeta Express

Banner Content