2026/03/13
Banner Top
Milaim Zeka reagon për paraburgimin e Gjestit: Është turp të dërgohet në burg një artist

Gazetari Milaim Zeka ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykata Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj artistit Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti.

Përmes një reagimi publik, Zeka e ka cilësuar të turpshme dërgimin në paraburgim të një artisti, duke ngritur pyetje pse nuk është marrë parasysh masa e arrestit shtëpiak.

“Besoni që është marre me dërgu në paraburgim një artist, të cilit mbase i ka pëlcitur fitili. A nuk paska arrest shtëpiak?”, ka shkruar Zeka.

Ai gjithashtu ka kritikuar organet e drejtësisë, duke vënë në dyshim vendimin e prokurorit dhe gjykatës në këtë rast.

Në reagimin e tij, Zeka ka bërë edhe një krahasim me raste të tjera, duke thënë se persona që kapen me shuma të mëdha parash shpesh lirohen, ndërsa në këtë rast një artist është dërguar në paraburgim.

“Imagjinoni: kapen tre veta me një milion euro në të zezë, lëshohen në liri, ndërsa dërgohet në burg një artist që ka dalë jashtë kontrollit në një moment të caktuar”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, sipas vendimit të Gjykata Themelore në Prishtinë, ndaj Kelmendit është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, me arsyetimin se kjo masë është e nevojshme për të garantuar zhvillimin e hetimeve dhe për të shmangur rrezikun e ndikimit te dëshmitarët apo përsëritjen e veprës penale.

Banner Content