2026/03/14
Banner Top
Ramadani: Të rihapet rasti i vrasjes së familjes Hajra

Shkruan Faton Ramadani

 

PAS 24 VITESH DALIN PROVA TË REJA: TË RIHAPET RASTI I VRASJES SË FAMILJES HAJRA

Vrasja e familjes Hajra ka ngjashmëri me rastin “Panda” në Pejë,krimi ishte bërë për t’ua lënë fajin shqiptarëve. Edhe në këtë rast krimi është kryer nga persona të nëntokës, ndërsa fajësia i është atribuar personave të pafajshëm,vëllezërve Ramadani.

Pas 24 vitesh janë siguruar prova të reja që tregojnë se rasti ështe manipuluar dhe se emrat e personave të pafajshëm janë përfshirë në hetim dhe jane denuar me vendim te formes se prere. Gjithashtu në vendin e ngjarjes kanë shtënë vetëm tre persona sipas provave që tashme i kemi siguruar, ndërsa me urdher janë dënuar tre persona.

Provat e reja përfshijnë edhe të dhëna telefonike dhe elemente të tjera që lidhen me hetimin e asaj kohe. Po ashtu gjurmët e gishtërinjve, të cilat janë marrë gjatë hetimeve, janë paraqitur më vonë si të humbura, edhe pse ishin ne dosjen e lendes,ku tashme pas 24 viteve i posedojm.

Burim e Arsim Ramadani dhe Arben Kiqina jan mbi 1.90 te gjatë,nese drejtesia don të rihap rastin,vrasesit do te dalin ma te shkurt,sipas deshmive që i posedojm.

Tashme jan dhjetera prova ë tregon te verteten.

Vëllezërit Ramadani kërkojnë që rasti të rihapet dhe të bëhet një hetim i ri i plotë, në mënyrë që të zbardhet e vërteta dhe të vërtetohet pafajësia e tyre.

Banner Content