Njësia e Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj sot është duke zhvilluar një aksion kundër fajdeve.
Për këtë ka folur kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari.
Jashari thotë se aksioni është duke u zhvilluar tri lokacione.
“Mundem me ua konfirmu që janë duke u kryer disa bastisje në Prishtinë, Podujevë dhe Vushtrri. Për momentin ende është duke vazhdu bastistja. Në momentin që përfundojnë do t’iu njoftojmë”, tha Jashari.