2026/03/16
Banner Top
“Vit i humbur për Kosovën”, Bajrami: Ka ardhur koha t’i themi stop arrogancës që shtetin e konsideron lodër argëtimi

Deputetja e Lidhja Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me zhvillimet politike në vend, duke e cilësuar vitin 2025 si “vit të humbur” për Kosova për shkak të, siç tha ajo, paralizës institucionale pas zgjedhjeve parlamentare.

Bajrami tha se gjatë vitit 2025 vendi mbeti pa Kuvend funksional dhe pa qeveri me mandat të plotë, gjë që sipas saj bllokoi reformat, dialogun dhe qasjen në fondet e Bashkimi Evropian, përfshirë edhe Planin e Rritjes.

Ajo theksoi se raportet ndërkombëtare kanë evidentuar mungesë përparimi në sundimin e ligjit, në luftën kundër krimit të organizuar dhe në reformën e administratës publike. Sipas saj, vendi ka shënuar edhe rënie në indeksin e lirisë së mediave, si dhe ka humbur tri pozita në indeksin global të korrupsionit për vitin 2025 krahasuar me vitin paraprak.

Deputetja e LDK-së tha se shqetësime janë shprehur edhe nga Parlamenti Evropian lidhur me progresin e kufizuar në luftën kundër korrupsionit dhe zhvillimet e fundit politike, përfshirë dështimin e zgjedhjes së presidentit.

Banner Content