DY SHQIPËRI
Ky është titulli i një reportazhi të botuar më 1979 në gazetën suedeze Svenska Dagbladet nga gazetari dhe eksperti i Ballkanit, Riçard Svarc(Richard Swartz).
”Dy Shqipëri – dy botëra. Por përtej kufive ndërmjet tyre po zhvillohet në heshtje të plotë një brum. Njëra Shqipëri është ajo e njohura si republika popullore socialiste me dy milion e gjysëm banorë. Ndërkaq Shqipëria tjetër, më pak e njohur, është krahina autonome e Kosovës që shtrihet në vendin fqinj në Jugosllavi me një milion e gjysëm banorë, ku shumica janë shqiptarë”.
Bashkëpunëtori i gazetës Svenska Dagbladet Riçard Svarc ka bërë një udhëtim në këto dy vende dhe ka shkruar një artikull ku përshkruan jetën e shqiptarëve në Shqipëri dhe në Jugosllavi.
E përbashkëta për të dya Shqipëritë thot Svarc është Skënderbeu.



