spot_imgspot_img
spot_img

Bislimi: Nuk ka pasur marrëveshje për targat dje në Bruksel, Petkoviq as nuk ishte i pranishëm

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi është deklaruar sërish në lidhje me takimin e djeshëm në Bruksel, me përfaqësuesin e Bashkimit Evrpian për dialogun, Miroslav Lajçak, ku është diskutuar për çështjen e targave.

Bislimi madje është shprehur i “nervozuar” me raportimet se ka pasur arritje të marrëveshjes mes tij dhe kryenegociatorit të palës serbe, Petar Petkoviq, në lidhje me targat.

Ai theksoi se Petkoviq nuk ka qenë fare i pranishëm në Bruksel, derisa shtoi se mediat kanë dezinformuar.

“Takimi ka qenë vetëm bilateral pra vetëm unë dhe zoti Lajçak. Çdo raportues që ka raportuar për zhvillimet në Bruksel ka dezinformu sepse unë nuk jam dëgjuar me asnjë prej gazetarëve. Asgjë që është thënë në media nuk përkon, është produkt i imagjinatës. Petkoviqi nuk ka qenë fare në Bruksel as nuk ka qenë e paraparë që të udhëtoj”, ka thënë Bislimi.

Tutje zv/kryeministri Bislimi tha se pozicioni i palës kosovare ka qenë se në katër muajt e fundit kanë ndodhur katër gjëra të rëndësishme, e të cilat lidhen me dialogun.

“Në takimin e 18 gushtit në Bruksel për herë të parë është hapë tema e elementeve të marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë me dakordimin që kjo temë të mos mbyllet asnjëherë por të jetë tema e parë në secilin takim të rregullt me baza mujore mes liderëve të shtetit. E dyta, ka ndodh procesi i Berlinit ku janë nënshkruar tri dokumente të rëndësishme dhe Kosova është trajtuar njëjësoj si çdo vend tjetër i Ballkanit Perëndimor”, tha Bislimi.

Këto komente Bislimi i bëri gjatë pjesëmarrjes së tij në diskutimin me temën “Raporti i Zgjerimit: Çfarë ka në të për Kosovën?”, që u organizua nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Op/Ed

Pse aktori Jeton Zogjani zgjodhi ta njollosë publikisht Enver Petrovcin?

Nga Avni Selmani Së fundmi, aktori Jeton Zogjani publikoi një...

Drejtësia që flet vetëm maqedonisht është padrejtësi

Shkruan: Astrit Gashi Në një shtet që pretendon të jetë...

27 Prilli, shënon renjën e një regjimi të konsumuar dhe rilindjen e një epokë të re

Nga Astrit Gashi   Në historinë e çdo populli vjen një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Pse aktori Jeton Zogjani zgjodhi ta njollosë publikisht Enver Petrovcin?

Nga Avni Selmani Së fundmi, aktori Jeton Zogjani publikoi një fotografi të profesorit dhe aktorit të mirënjohur Enver Petrovci me kryeministrin, duke nxitur komente fyese...

Dita e Dëshmorëve të Kombit pa asnjë aktivitet, Jashari: Institucionet kanë punë më të mençme

Dita e Dëshmorëve të Kombit vazhdon të shënohet në Shqipëri por jo edhe në Kosovë. Kjo pasi nuk po shënohet në nivel institucional. Krerët e...

Drejtësia që flet vetëm maqedonisht është padrejtësi

Shkruan: Astrit Gashi Në një shtet që pretendon të jetë demokratik dhe multietnik, është e pafalshme që vetë Gjykata Kushtetuese, institucioni që duhet të mbrojë...