Këshilltarja e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, Egnesa Vitia ka demantuar lajmin që po qarkullon në media, e të cilin e ka shpërndarë edhe deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, ku thuhej se biznesmeni shqiptar Klodian Allajbeu do të amnestohet me shtetësi të Kosovës nga e para e shtetit, raporton GazetaDemos.
Vitia në replikën e saj i quajti shpifje raportimet e tilla dhe tendencioze për ta njollosur figurën e Osmanit, teksa tha se demantimin për këto raportime, e para e shtetit e kishte bërë edhe vetë, me çrast kishte njoftuar se ka mbaruar afati i trajtimit të kërkesave për shtetësi për këtë mandat presidencial.
“Natyrisht qe nuk eshte e vertete dhe ju e dini kete pune shume mire por qellimshem shperndani shpifje te tilla per ta njollosur Presidenten. Presidenca ka kohe me pare qe ka demantuar keto shpifje dhe ka sqaruar publikisht se asnje kerkese per shtetesi nuk trajtohet me kete vit por vetem nga Presidenti i ardhshem”, thuhet në reagim.
Ndër tjera, nga Presidenca e quajtën të turpshme kadandisjen e deputetit të VV-së për ta njollosur, siç thuhet në reagim, figurën e Osmanit.
“Eshte e turpshme qe nje deputet i VV te katandiset deri ne kete nivel qe te shperndaje kete lloj propagande kur ju e dini shume mire qe kjo as nuk eshte e vertete dhe se ky portal ‘rruga press’ as nuk eshte burim kredibil. Sic e thashe, po e beni me qellim njollosjeje, edhe pse e dini shume mire qe kjo nuk eshte e vertete”, ka thënë ajo.



