2026/03/18
Banner Top
Bashkëshortja e Xhevdet Pozharit aplikon për gjyqtare në Gjykatë Kushtetuese

Emine Abdyli-Pozhari, bashkëshortja e analistit Xhedet Pozhari, ka aplikuar për gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese.

Në mesin e emrave, është edhe Abdyli-Pozhari.

Analisti Xhevdet Pozhari njihet për qëndrimet e tij mbështetëse për pushtetin.

Njoftimi i Kuvendit:

Të martën, më 17 mars, ka përfunduar afati i ftesës/thirrjes publike për dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Deri në orën 16:00 kanë aplikuar 25 kandidatë: Vigan Rogova, Zahir Çerkini, Besard Belegu, Makfirete Krasniqi, Selman Ymeri, Avdylkadër Muçaj, Elton Tota, Benina Kusari, Ramadan Gashi, Shabi Idrizi, Rafet Haxhaj, Valbona Shala Thaqi, Shpresa Emra, Suzana Gashi, Ardita Haxhnikaj Demi, Novitet Nezaj, Alban Muriqi, Flamur Mrasori, Emine Abdyli Pozhari, Përparim Kalo, Nazmije Krasniqi Jusufi, Riza Krasniqi, Jorida Xhafaj, Islam Sllamniku dhe Bahrije Zaçaj.
Banner Content