2026/03/20
Banner Top
Nga Runiku në Memphis: Suksesi shkencor i Besian Sejdiut që ngriti flamurin e Kosovës në St. Jude

Shkruan Shuquri Sejdijaj

KËNAQËSI SHKENCORE E KRENARI KOMBËTARE

Revista prestigjioze Neighborly që botohet nga spitali gjithashtu prestigjioz St.Jude Children’s Research Hospital në Memphis të SHBA ka prezntuar nipin tonë Besian Sejdiu duke ilustruar kopertinat e revistës me një foto familjare dhe fotoportretin e Besit si punonjësi parë shkencor nga Kosova në këtë institucion të specializuar shkencor.

“Me Besian Sejdiun”

Në Memphis u shpërngula në dhjetor 2020 për të punuar si shkencëtar në Spitalin Kërkimor për Fëmijë St. Jude. Nuk e kuptova kur pranova punën se do të bëhesha punonjësi i parë i St. Jude nga shteti i Kosovës.

Jam nga Runiku, komuna e Skenderajt, dhe u rrita gjatë luftës së Kosovës në fund të viteve 1990. Kaluam kohë të vështira, por kjo e bëri komunitetin tonë më të fortë dhe forcoi lidhjet tona. Prandaj, kur pranova pozicionin në St. Jude, familja ime dhe fshati im ndanë gëzimin e këtij lajmi të madh.

Kolegët e mi në St. Jude e bënë shumë të lehtë kalimin tim në një vend të ri pune dhe në një komunitet të ri. U mirëprita që në minutin e parë, me njerëz që më ofruan transport, këshilla për gjëra që mund të bëja në Memphis dhe mbështetje praktike. Familja ime dhe unë jetojmë në Mud Island, afër kampusit të St. Jude. Kemi një pamje të mrekullueshme të lumit Mississippi dhe shijojmë bukurinë magjpese të mbrëmjeve.

Pjesën më të madhe të kohës së lirë e kaloj me fëmijët e mi dhe na pëlqejnë shëtitjet në shtegun e Greenbel Park përgjatë lumit. Djali im nganjëherë merr biçikletën dhe unë shpesh vrapoj pranë tij. Është një mënyrë e shkëlqyer për të medituar dhe reflektuar mbi ditën. Gjithashtu na pëlqen të vizitojmë Shelby Farms dhe Overton Park si dhe të eksplorojmë skenën e ushqimit dhe muzikës në Memphis.

Sot, jam inxhinier softuerik në departamentin e Biologjisë Strukturore. Më pëlqen mundësia për të kryer kërkime themelore dhe gjithashtu të lidhem me anën klinike në mënyrë që puna jonë të ketë ndikim të menjëhershëm.

Fokusi më i gjerë i institucionit shkencor më bën të ndihem i vlerësuar. Po ashtu, e vlerësoj St. Jude për mbështetjen e palëkundur ndaj përqafimit të prejardhjeve të ndryshme.

Gjithashtu ndihem krenar që kur hyj në Qendrën e Kërkimeve Danny Thomas në mesin e shumë flamujve që përfaqësojnë prejardhjen e punonjësve shkencor, ngritët edhe flamuri i vendit tim Kosovës. Kjo i jep kuptim jetës dhe punës sime mijëra kilometra larg vendlindjes.”

Banner Content