QEVERIA E KOSOVËS TALLET DHE DISKRIMINON PENSIONISTËT E PAS VITEVE TË NËNTËDHJETENËNTA

0
203

Nga Zeqir Bekolli

Vitin e shkuar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pat nënshkruar plotësim-ndryshimet për Ligjin për Skemat Pensionale të Republikës së Kosovës. Pas këtij nënshkrimi u dha premtimi se në muajin maj apo qershorin e vitit që shkoi do të miratoheshin ato ndryshime në Kuvend. Ky premtim nuk u përmbush për faktin se shumica në Kuvend, nuk i miratoi ato plotësim-ndryshime me arsyetime të pa bindshme.

Kjo çështje më vonë u bë edhe temë shqyrtimi e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e cila në dhjetor të vitit të shkuar e hodhi poshtë Ligjin diskriminues me të cilin shumë punëtorëve të pensionuar, pas viteve 1999, nuk iu njoh pensioni kontributdhënës, me sugjerimin që kjo çështje duhet të rregullohet deri më 15 korrik të vitit 2023.

Edhe pse po i afrohemi kësaj date, ende është e pa qartë nëse do të përmbushet obligimi i Gjykatës Kushtetuese edhe kësaj here apo jo!? Një njohës i rrethanave të kësaj fushe foli për dilemen se, Qeveria sikur po menduka që këtë çështje ta shtyjë për vitin e ardhshëm 2024! Sa është e vërtetë kjo do ta presim 15 korrikun. E nëse ndodhë kjo, vërtetë ndaj shtresës që u përzunë nga puna nga Serbia, por edhe atyre që punuan si në rastin e gazetarëve të “Bujkut”/”Rilindjes/ po bëhet një diskriminim i madh.

Bie fjala punëtorëve të arsimit iu njohen vitet e punës nën pushtim, kurse gazetarëve e punëtorëve të “Rilindjes”, që ishin aktiv, jo! Madje kohëve të fundit, pensionistëve të arsimit Qeveria ua paska rritur edhe pensionet në 300 euro. Shtrohet pyetja:-Kush paskan qenë punëtorët e “Bujkut”/”Rilindjes”/ dhe pse këta po diskriminohen në këtë mënyrë, kur edhe ata punuan pas viteve të nëntëdhjeta? Apo, Qeveria, si qeveritë e më hershme, ka filluar të mendojë vetëm për vota e nuk po qanë kokën për interesin qytetar. Kjo u vërtetua edhe me 20 përqindëshin me të cilin është duke i “terrorizuar” punëtorët e “Rilindjes” tash e disa vite. Madje paratë e derdhura në arkën e AKP-së për këtë qëllim nuk shpërndahen tash e një vit e gjysmë. Çka të themi pos konstatimit se edhe këta nuk ndryshojnë nga ata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here