Një person ka tentuar të udhëtojë në destinacionin Prishtinë- Berlin duke prezantuar dokumentet si pasaportën dhe letërnjoftimin të një shteti tjetër që dyshohej se janë të falsifikuara.
Më pas dokumentet i janë konfiskuar.
Njoftimi i plotë i PK-së:
FALSIFIKIM I DOKUMENTIT/ANP-së “Adem Jashari’’, 21.03.2026-15:30. I dyshuari m/k duke tentuar të udhëtoj në destinacionin Prishtinë- Berlin ka prezantuar dokumentet –pasaportën dhe letërnjoftimin një shteti tjetër që dyshohej se janë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit dokumentet i janë konfiskuar ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.



