Shkruan Shyqyri Haxha
Sot u vërtetua edhe një herë sa e cekët dhe e paqartë është klasa politike në Kosovë. Gjykata Kushtetuese e bëri të qartë se dekreti i presidentes nuk ka asnjë efekt juridik, diçka që për ditë të tëra u debatua, u keqinterpretua dhe u përdor për propagandë nga “analistë” dhe “ekspertë” të vetëshpallur.
Për javë të tëra dëgjuam deklarata me bindje të plotë se dekreti kishte fuqi juridike, ndërsa sot doli e kundërta. Kjo nuk është thjesht gabim, është dëshmi e një niveli të ulët profesional dhe intelektual në diskursin publik.
Dhe nuk është çudi: kur përkthyes, roje dhe shoferë të klasës politike tash përfundojnë si deputetë e ministra, rezultati nuk mund të jetë ndryshe.
Një klasë politike pa integritet, pa përgjegjësi dhe pa kompetencë.
Kosova meriton më shumë se kaq.



