2026/03/26
Banner Top
Mushkolaj: Rrëzimi i dekretit e bën veprimin e Osmanit antikushtetues

Analisti politik Imer Mushkolaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e presidentes, duke vlerësuar se ky vendim dëshmon tejkalim të kompetencave nga ana e saj.

Sipas Mushkolajt, presidentja Vjosa Osmani nuk ka pasur të drejtë për nxjerrjen e dekretit dhe ka tentuar të marrë kompetenca që nuk i takojnë me Kushtetutë.

Ai thekson se, ndonëse Gjykata Kushtetuese nuk e ka thënë në mënyrë eksplicite se është shkelur Kushtetuta, vetë fakti që dekreti është rrëzuar e bën situatën të qartë. Sipas tij, një veprim i tillë nuk mund të cilësohet ndryshe përveçse si antikushtetues.

Mushkolaj shton se në një rrethanë të tillë, një politikane që pretendon përgjegjësi dhe standarde të larta duhet të mbajë përgjegjësi politike për veprimet e saj.

Në këtë kontekst, ai vlerëson se presidentja do të duhej të jepte dorëheqje, duke marrë përgjegjësi për situatën e krijuar pas vendimit të Kushtetueses.

Banner Content