Postimi i plotë:
Të gjithë ata që kanë votuar në Kryesinë e Kuvendit për ta mbështetur ekspozitën skandaloze për viktimat e luftës në Kosovë kanë përgjegjësi politike dhe morale.
Në këtë drejtim, imune nuk është as Partia Demokratike e Kosovës. Prandaj, dorëheqja e Vlora Çitakut nga pozita që e mban duhet të jetë e menjëhershme dhe një reagim i natyrshëm për atë që ka ndodhur.
Nuk vlejnë arsyetimet se nuk kemi pasur informata se për çfarë bëhet fjalë dhe se jemi mashtruar nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Edhe nëse kjo është e vërtetë, është e papranueshme për një parti me traditë shtetformuese të bjerë pre e manipulimeve të pushtetit.
Detyra e saj duhet të jetë dhjetë hapa përpara Lëvizjes Vetëvendosje, jo të pajtohet qorrazi për të votuar projektin e Shkëlzen Gashit, i cili lirshëm mund të quhet Shkëlzen Udbash Gashi, duke i riviktimizuar viktimat e luftës.



