2026/04/06
Banner Top

Aktorja e njohur Mariana Kondi, ka folur si rrallë herë për marrëdhënien me babain e saj, me të cilin kishte thuajse një jetë pa u takuar.

Në një intervistë, aktorja ka zbuluar se në takimin e ndodhur pas 50 vitesh me të atin që i kishte braktisur kur ishte ende fëmijë, ajo nuk ndjeu asgjë kur ishte pranë tij.

Madje aktorja u shpreh se ndjeshmëria për babain e saj ishte në nivel aq të ulët, saqë nëse do t’i duhej të bënte një zgjedhje mes babait dhe vjehrrit, pa ngurrim do zgjidhte këtë të dytin.

“Mendoj se njeriun kush e rrit, ai është baba botë e gjithçka. Nuk vë dot asgjë para mamit. Kur kalon shumë kohë e ti rritesh dhe takon, ti nuk ndjen. Pas 50 vitesh, ti kur e takon e shikon dhe thua..

E imagjinon… nëse ti do më pyesësh babanë e Tanit apo babanë tim, unë zgjedh babanë e Tanit. Ishte ai njeri që mua më sillte kafetë, më mësoi politikën. Kur ke një rehati të mirë si mos ta duash atë. Unë nuk e kisha babanë tim” tha Mariana në “Grida Duma Podcast”.

Duke rrëfyer mbi fëmijërinë e saj pa baba, Marjana zgjodhi të mos zbulonte arsyen se pse babai i braktisi ata.

“Nuk ka të tretë, por është një histori që nuk tregohet. Mamaja ime nuk u dashurua asnjëherë, sa herë e mendoj. Nuk është se ishte një femër jo e bukur. Ajo ishte bjonde me sy blu, të gjithë e donin.

Ajo kurrë nuk foli keq për të. Kur ne nuk shikoheshim me babanë, ajo nuk reagonte. Kur unë u martova, i thashë mama pse nuk e ke bërë diçka të tillë. Më thonte: Jo, kur ju shikoj juve mirë dhe unë jam mirë. Nuk e donte asnjëherë martesën. Ajo ishte gjithmonë para-prapa meje dhe vëllait tërë jetën” shtoi më tej aktorja.

Banner Content