Fëmija 5-vjeçar nga Lipjani, rasti i të cilit ka nxitur reagime të shumta në opinion publik, është liruar nga trajtimi në QKUK.
Lajmi është konfirmuar për Telegrafin nga zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla, e cila bëri të ditur se gjendja shëndetësore e fëmijës është stabile.
Në përgjigje të pyetjeve të parashtruara, bazuar në të dhënat zyrtare nga Klinika e Pediatrisë, ju njoftojmë se gjendja shëndetësore e fëmijës është stabile. Fëmija është liruar nga Klinika e Pediatrisë gjatë ditës së djeshme”, thuhet në përgjigjen e saj.
Së fundmi Ministri për Punë dhe Familje, Andin Hoti, ka pranuar raportin final për trajtimin e rastit të familjes së pesëvjeçarit nga Janjeva e Lipjanit nga ana e Qendrës për Punë Sociale.



