Një zjarr në ndërtesë kolektive në lagjen Mirdita në Malishevë ka përfunduar tragjikisht, ku kanë humbur jetën një burrë 35-vjeçar dhe dy fëmijët e tij, 12 dhe 9 vjeç.
Ekipet emergjente kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes, ndërsa shkaqet e zjarrit po hetohen.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin.
Sipas policisë, në banesë janë gjetur një person i rritur dhe dy fëmijë pa shenja jete.
“Në këtë banesë janë gjetur tre persona (një i rritur dhe dy fëmijë), të cilët janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë ku është konstatuar se të njëjtit ishin pa shenja jete” thotë policia.
RTV Malisheva sjell pamje nga vendi ku ndodhi tragjedia.



