U.D. Presidentja Albulena Haxhiu, ka reaguar pas lajmit tragjik për vdekjen e një babai dhe dy fëmijëve si pasojë e një zjarri që ndodhi në Malishevë.
Përmes një reagimi, ajo ka shprehur dhimbje të thellë për humbjen e jetëve dhe ka ngushëlluar familjen e viktimave.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të një babai dhe dy fëmijëve nga zjarri që ndodhi sot në Malishevë.Në këto çaste të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e viktimave. Ndajmë dhimbjen me ta dhe lutemi që të gjejnë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë.”, ka shkruar ajo.



