2026/04/17
Banner Top
Përplasje në “Top Story”, Grida Duma nxjerr jashtë Alfred Lelën

Gazetari Enkel Demi ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur gjatë transmetimit “Live” të emisionit “Top Story” ku moderatorja Grida Duma pas një debati të ashpër nxorri jashtë analistin Alfred Lela.

Demi kritikon mënyrën e të bërit gazetari, duke theksuar se tashmë moderatorët nuk kanë durimin të dëgjojnë, por kanë dëshirën e zellshme të flasin më shumë se të ftuarit.

“Dikur…, pothuaj në lashtësi, kur bënim ende gazetarin, të ftuarin e thërrisnim në studio ta dëgjonim, jo të na dëgjonte… lëre pastaj ta nxirrnim përjashtë…,
…por kjo ka qenë dikur, shumë dikur…, pothuaj në kohën e Baba Qemos,” shkruan Demi.

Mbrëmjen e djeshme analisti dhe Drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela u përzu nga studio e emisionit “Top Story”, pas një debati të ashpër me moderatoren dhe ish-deputeten demokrate Grida Duma, shkak i të cilës u bë ngjarja tragjike te “Farmacia 10” ku u dogjën disa apartamente.

Duma pyeti Lelën se përse deputetët e Partisë Demokratike nuk dolën në krah të banorëve. Por papritmas situata u agravua më tej derisa analisti i tha moderatores të mos i drejtonte gishtin, ose në të kundërt “duhet t’i gjente vend ku ta fuste”.

Pasi u ngritën tonet mes tyre, Alfred Lela u largua nga studio, pasi Grida Duma i tha se e përzinte sa herë të donte nëse ai vazhdonte të shkelte etikën.

Banner Content