Një incident është raportuar të dielën në qytetin e Pejës, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër dhe ka kërcënuar edhe një zyrtar policor.
Rr. Mbretëresha Teutë, Pejë / 19.04.2026 – 13:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar po ashtu kishte ofenduar dhe kërcënuar verbalisht viktimën si edhe një zyrtar policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e policisë.



