spot_imgspot_img
spot_img

Tomë Gashi shpërndau “fake news” dhe e fshiu menjëherë pasi u bë horë

Avokati i njohur për afërsinë më VV-në Tomë Gashi, sot shpërndau një lajm të rremë . “Opozita më shumë pajtohet më Beogradin se më vendimet e Qeverisë”, ishte fotoja që kishte shpërndarë Gashi duke ia vënë mbishkrimin “kuku për ne”. Por, pasi u bë horë Gashi fshiu postimin.

Avokati Tomë Gashi, më shumë njihet si avokati i Vetëvendosjes në profilin e tij në “Facebook” ai kishte shpërndarë një lajm të rremë. “Opozita më shumë pajtohet më Beogradin se më vendimet e Qeverisë”, është fotoja që ka shpërndarë Gashi. Edhe pse qartazi mund të shihet se një deklaratë e tillë është modifikuar. Një gjë e tillë nuk është thënë asnjëherë nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Aleatët ndërkombëtar vazhdimisht janë duke kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta shtyj vendimin për targat. Një krisje të madhe të raporteve është vërejtur mes SHBA-ve dhe Qeverisë së Kosovës.

Së fundmi Ambasadori Hovenieri ka rekomanduar ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu që të mos udhëtoi për Amerikë. Përderisa qeveritarëve i është “prerë” rruga e njëjta gjë nuk ka ndodhur me opozitarët të cilët po qëndrojn në SHBA.

Për ta zbutur këtë situatë sado pak është munduar avokati Tomë Gashi.

Përkundrazi Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka kërkuar përsëri nga Qeveria e Kosovës që ta shtyjë urgjentisht vendimin e shkallëzuar për targat dhe ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Në një deklaratë për media, edhe DASH-i është shprehur i zhgënjyer se nuk u përfillë kërkesa amerikane që për 10 muaj të shtyhet vendimi për ndërrimin e targave serbe me ato të Kosovës.

Si pasojë e refuzimit për ta dëgjuar thirrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të shtyhet për dhjetë muaj çështja e targave për serbët e veriut, kjo e fundit ka anuluar vizitat e planifikuara të dy prej ministrave të qeverisë që drejtohet nga Albin Kurti.

Albulena Haxhiu ministrja e Drejtësisë dhe Elbert Krasniqi ministër i Pushtetit Lokal, nuk do të mund të udhëtojnë gjatë kësaj periudhe në Amerikë. Këto udhëtime zyrtare u shtynë me urdhër direkt të Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, shkruan Gazeta Insajderi.

Të njëjtin fat patën edhe kryetarët e komunave, Shpejtim Bulliqi, Alban Hyseni dhe Qemail Ali.

Opozitarët drejt SHBA-së pa pengesa

Përkundër se vizita për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu është shtyrë dy ministrave të partisë në pushtet dhe tre kryetarëve të komunave, një gjë e tillë nuk ka ndodhur me dy liderët e opozitës.

Lideri i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi pritet që të udhëtojë për në SHBA.

Krasniqi i ka thënë shkurt Insajderit, se javën tjetër do të vizitojë ShBA-në dhe do të ketë takime me zyrtarë të lartë.

Kurse, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, këtë të diel, më 13 nëntor, do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Abdixhiku për në ShBA do të udhëtojë për vizitë zyrtare. Kështu ka deklaruar zëdhënësja LDK-së, Sibel Halimi.

“Mund t’ju konfirmoj se kryetari Abdixhiku udhëton këtë të diel për në ShBA, për një vizitë njëjavore, me ç’rast ai do të zhvillojë takime të shumta me zyrtarë institucionalë të shtetit amerikan, senatorë, kongresmenë e shumë personalitete të tjera”.

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...