Një punëtor dyshohet se ka rënë nga ndërtesa në rrugën ‘Pjetër Bogdan”, në Gjakovë.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar, Vlera Krasniqi, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.
Ajo ka thënë se një person është duke u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.
“Rreth orës 17:00, Policia është njoftuar se një person mashkull, i moshës madhore ka rënë nga një ndërtesë e lartë gjatë kohës sa ishte duke punuar në rrugën “Pjetër Bogdani” në Gjakovë. Njësitet përkatëse policore dhe ekipi emergjent mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit. Lidhur me rastin, një person është duke u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, përderisa janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, ka thënë ajo. /Gazeta Express



