2026/04/26
Banner Top
Sanchez dënon sulmin kundër Trump: Dhuna nuk është kurrë përgjigjia

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez është ndër liderët botërorë që ka reaguar pas të shtënave gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.  Sanchez përmes një postimi në “X” ka dënuar sulmin ndaj presidentit amerikan, Donald Trump.

Ai shtoi se dhuna nuk është kurrë përgjigjia. Sanchez theksoi se njerëzimi duhet të përparojë vetëm përmes demokracisë, bashkëjetesës dhe paqes.

“Ne dënojmë sulmin që ndodhi sonte kundër presidentit,@realDonaldTrump. Dhuna nuk është kurrë përgjigjia. Njerëzimi do të përparojë vetëm përmes demokracisë, bashkëjetesës dhe paqes”, shkruan ai.

Të shtënat me armë zjarri u regjistuar në darkën vjetore të Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Darka sapo kishte filluar kur një rrëmujë e madhe u dëgjua në hyrje të sallës.

Të pranishmit menjëherë u shtrinë në dysheme. Presidenti dhe zonja e parë Melania Trump, të cilët ishin ulur në tryezën qendrore në një vend të ngritur përballë mysafirëve, u larguan nga rojet e sigurisë.

Agjentët e shërbimit sekret hynë në dhomë të armatosur rëndë. Forcat e sigurisë më pas urdhëruan mysafirët, gazetarë, ministra, politikanë dhe personalitete të ndryshme, të largoheshin nga salla e madhe që ndodhej në bodrumin e parë të hotelit. Autori i ngjarjes menjëherë u arrestua ndërsa vijonë hetimet.

Banner Content