Dogana e Kosovës ka iniciuar procedurë kundërvajtëse ndaj një subjekti ekonomik, pas dyshimeve për keqpërdorim të procedurës së lirimit nga detyrimet doganore dhe tatimore për importin e lëndës së parë për prodhim.
Sipas njoftimit, gjatë kontrolleve të rregullta dhe verifikimeve pas zhdoganimit, zyrtarët doganorë kanë kryer kontrolle dokumentare dhe fizike te subjekti i pajisur me autorizime për import të lëndës së parë me përfitim të lirimeve doganore dhe tatimore.
Subjekti kishte importuar mallra në vlerë mbi 633 mijë euro, të deklaruara si lëndë e parë për prodhim.



