spot_imgspot_img
spot_img

Bislimi: Sot i kemi dërguar Lajçakut një shkresë me 20 modalitete për targat, e bëjmë publike në momentin që dakordohemi

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka deklaruar se sot i kanë dërguar sot një shkresë Emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, në të cilën janë theksuar 20 modalitete për atë se çfarë mund të bëhet pa kontestuar ligjshmërinë e vendimit për targat, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Bislimi tha se në momentin që ka dakordim do ta bëjnë publike.

“Ne jemi ende në kontakt me Lajçakun, sot i kemi dërguar edhe me shkrim atë mënyrën se si ne e shohim zhvillimin që nga java e ardhshme e deri në muajt në vijim. Dhe atë moment që ne kemi dakordim e bëjmë publike. Modalitete janë 20 sosh, në 20 mund të jetë secili, por për të cilin ne kemi diskutuar, edhe të cilin jemi duke e suportuar është diçka tjetër”, tha ai në Tëvë 1.

Bislimi theksoi se Bashkimi Evropian është i interesuar që të mos ketë tensione në terren.

Ndryshe, nga e hëna fillojnë të shqiptohen gjoba për ata që s’i kanë konvertuar targat në RKS.

Qeverisë Kurti i është kërkuar disa herë nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që ta shtyjë vendimin për targat.

Op/Ed

Vdesin vetëm ata që nuk kanë lënë vepra

Nga Milaim Zeka Ti ke qenë një nga shkrimtarët më...

Mashtrimi i Kurtit nga Rusët dhe retorika e papërgjegjshme ndaj opozitës dhe perëndim

Nga Hisen BerishaNë një ngjarje të paprecedentë, Kryeministri i...

KQZ duhet të veproj ligjërisht ndaj Listës serbe!

Hisen Berisha / Deputet i PDK-së në Parlamentin e...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Vdesin vetëm ata që nuk kanë lënë vepra

Nga Milaim Zeka Ti ke qenë një nga shkrimtarët më të mirë për fëmijë. Ke qenë njeri i mirë, një damar i pastër i shqiptarësisë. Për...

Mustafa Imeri, dejtor i Filharmonisë së RMV-së

Mustafa Imeri nga Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit është emëruar sot drejtor i Filharmonisë, me firmën e ministrit të Kulturës, Zoran Lutkov. Emri i Imerit...

KQZ njofton se nesër i certifikon rezultatet përfundimtare zgjedhore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të enjten e 27 marsit në ora 16:00 do të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Komisioni Qendror i...