2026/05/25
Banner Top
BIK ua ndan nga 100 euro 76 jetimëve para Festës së Bajramit

Në prag të festës së Kurban Bajramit, Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka ndarë ndihma financiare për 76 jetimë, me nga 100 euro për secilin.

Përmes një njoftimi, BIK ka bërë të ditur se kjo mbështetje është ofruar me qëllim që te fëmijët jetimë të sjellë buzëqeshje dhe gëzim në ditët e festës.

“Në prag të festës së Kurban Bajramit, Bashkësia Islame e Kosovës ka ndihmuar 76 jetimë me nga 100 euro, me qëllim që te ta të sjellë buzëqeshje dhe gëzim në këto ditë feste”, thuhet në njoftim.

“Kjo ndihmë vjen në kuadër të aktiviteteve humanitare dhe solidarizuese që organizohen tradicionalisht gjatë ditëve të festave fetare, e të cilat do të vazhdohen edhe në të ardhmen”, theksohet më tej.

Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se përkrahja për jetimët dhe kategoritë në nevojë mbetet një nga prioritetet e saj.

Banner Content