Të hënën, PDK, do të hap fushatën zgjedhore në Drenas me tubimin në ora 19:30, në Sheshin “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci”, me këtë rast, Ramiz Lladrovci ka ftuar qytetarët për pjesëmarrje.
Ftesa e z. Lladrovci në fb:
Qytetarë të Komunës së Drenasit,
Më 1 Qershor në Drenas, fillon orteku i fitores së PDK-së, bëhu pjesë e kësaj fitoreje.
Qytetarë kampionë,
Ne jemi gati për fitoren shembullore, fitoren e vizionit të heronjve tanë të luftës dhe paqes, fitoren e PDK-së, partisë kontribuese të çdo arritjeje në Republikën e Kosovës.
Fitoren do ta dëshmojmë me tubimin e madh më 1 Qershor, ku nga Sheshi “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci”, do ta japim porosinë e unitetit, gatishmërisë për fitore dhe fuqizimin e fitores së PDK-së dhe numrit 125.
Ftoj të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit, me të drejtë vote, të vini në Sheshin e Drenasit, në zemrën e Kosovës, për të riafirmuar vullnetin për fitore shembullore në komunën që dha aq shumë për lirinë.
Qytetarë kampionë,
Të hënën, Sheshi “Fehmi e Xhevë Lladrovci” në Drenas, lë të jetë vendi i mesazhit tonë për unitet i cili do të jehojë larg, përtej kufijve të Republikës.
Drenasi ka qenë, është dhe do të jetë i bashkuar, në rrugën e vlerave të partisë së krijuar nga Hashimi, Kadriu, Jakupi dhe të gjithë ata që dhanë gjithçka për Kosovën.
Të hënën, në ora 19:30, në Sheshin “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci”, fillon orteku i fitores së PDK-së, eja të bëhemi bashkë, pjesë e fitores!
#125
#PDK
#BedriHamza1
#StopKrizësNdryshoKosovën



