spot_imgspot_img
spot_img

A jeni i kënaqur me punën e Gjykatës Speciale, kjo është përgjigjja e Kurtit në Estoni

Kryeministri Albin Kurti në konferencës e përbashkët për media me kryeministren estones, Kaja Kallas, është pyetur për Gjykatën Speciale të Kosovës dhe nëse një praktikë e tillë duhet të ndiqet edhe në Ukrainë për luftën e nisur nga Rusia.

Nuk u përgjigj konkretisht për punën e Gjykatës Speciale, por Kurti përmendi me radhë krimet e Serbisë në Kosovë. Por, ai tha se pas një agresioni duhet të ketë tribunale ndërkombëtare që të sjellin drejtësinë, e cila çon në paqe, raporton Gazeta Express.

“Në ish-Jugollsavi rreth 150 mijë joserbë janë vrarë, kroatë, boshnjakë dhe shqiptarë dhe për fat të keq në Serbi, asnjë 150 njerëz nuk kanë shkuar prapa grilave. Bashkësia ndërkombëtare, BE, vendet demokratike nuk mund të mbështeten në gjykatat e një vendi të vetëm. Për këtë arsye tribunalet ndërkombëtare janë të nevojshme. Ish-Jugosllavia kishte një tribunal të veçantë ndërkombëtar në Hagë, i cili ka sjellë disa rezultate, por ende shumë punë mbetet për t’u bërë”.

“Vetëm në vendin tim në Kosovë, 10 mijë civilë të paarmatosur janë vrarë, 10 përqind prej tyre fëmijë, janë dhunuar shumë gra, 120 mijë shtëpi janë djegur apo dëmtuar, 860 mijë refugjatë është dashur të ikin për shkak të gjenocidit të Serbisë dhe nuk ndiejmë që drejtësia është përmbushur. Ne do të forcojmë institucionet tona në Kosovë dhe përpiqemi t’i dënojmë kriminelët e luftës dhe kemi nevojë për ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, sepse çdo gjë tregon se pajtimi dhe paqja e qëndrueshme pa drejtësi nuk mund të arrihet”.

Prandaj, Kurti rekomandoi që të krijohet një tribunal për viktimat e luftës së Rusisë në Ukrainë.

Besoj se duhet të ketë një tribunal ndërkombëtar për viktimat e agresionit rus dhe invasionit që filloi nëntë muaj më parë.

Op/Ed

Pse aktori Jeton Zogjani zgjodhi ta njollosë publikisht Enver Petrovcin?

Nga Avni Selmani Së fundmi, aktori Jeton Zogjani publikoi një...

Drejtësia që flet vetëm maqedonisht është padrejtësi

Shkruan: Astrit Gashi Në një shtet që pretendon të jetë...

27 Prilli, shënon renjën e një regjimi të konsumuar dhe rilindjen e një epokë të re

Nga Astrit Gashi   Në historinë e çdo populli vjen një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Pse aktori Jeton Zogjani zgjodhi ta njollosë publikisht Enver Petrovcin?

Nga Avni Selmani Së fundmi, aktori Jeton Zogjani publikoi një fotografi të profesorit dhe aktorit të mirënjohur Enver Petrovci me kryeministrin, duke nxitur komente fyese...

Dita e Dëshmorëve të Kombit pa asnjë aktivitet, Jashari: Institucionet kanë punë më të mençme

Dita e Dëshmorëve të Kombit vazhdon të shënohet në Shqipëri por jo edhe në Kosovë. Kjo pasi nuk po shënohet në nivel institucional. Krerët e...

Drejtësia që flet vetëm maqedonisht është padrejtësi

Shkruan: Astrit Gashi Në një shtet që pretendon të jetë demokratik dhe multietnik, është e pafalshme që vetë Gjykata Kushtetuese, institucioni që duhet të mbrojë...