spot_imgspot_img
spot_img

Tërmkolli: LDK-ja është tërësisht një variant i frymës së Albin Kurtit

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka kritikuar subjektet opozitare, duke thënë se Kosova nuk ka opozitë. Në një intervistë për gazetën Nacionale, ajo më e ashpër ka qenë me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Sipas saj, LDK-ja e Lumir Abduxhikut është një variant i frymës së Albin Kurtit.

“Pyetja duhet të shtrohet: a ka opozitë Kosova? Kosova nuk ka opozitë. Parti ka, por opozitë nuk ka. Ato janë variante të frymës së Albin Kurtit. Sidomos LDK-ja, është tërësisht një variant i frymës së Albin Kurtit”- ka thënë ajo. Tërmkolli nuk ka dashur ta komentojë më shumë punën e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“E kam dhënë [qëndrimin] kaherë, e dhashë edhe tash. Nuk kam çka shtoj”- është shprehur ajo. Sipas Tërmkollit, Memli Krasniqi dhe Lumir Adbixhiku nuk janë liderë, por kryetarë të partive. Me tej, ajo ka vlerësuar se edhe partitë opozitare kanë përgjegjësi për situatën nëpër të cilën po kalon Kosova.

“Opozita nuk është në nivelin e përgjegjësive që i ka dhe përgjegjësive që janë parashtruar para neve. Sepse ne duhet te merren me do vendime pak më të mëdha se zakonisht. Nuk është çështje e vogël një marrëveshje finale me Serbinë dhe sjellja jonë krejt fodullëk karshi kësaj çështjeje, edhe e Qeverisë dhe e partive të tjera, që quhen opozitare”- ka thënë ajo.

Sipas saj, Kosova është shtet i të gjithëve. “Kosova nuk është vetëm e një qeverie apo e një kryeministri. Kosova është e të gjithëve. Po aq sa ka përgjegjësi Qeveria, po aq përgjegjësi duhet të ketë edhe opozita për marrëveshjen finale”- është shprehur ajo.

Op/Ed

Vdesin vetëm ata që nuk kanë lënë vepra

Nga Milaim Zeka Ti ke qenë një nga shkrimtarët më...

Mashtrimi i Kurtit nga Rusët dhe retorika e papërgjegjshme ndaj opozitës dhe perëndim

Nga Hisen BerishaNë një ngjarje të paprecedentë, Kryeministri i...

KQZ duhet të veproj ligjërisht ndaj Listës serbe!

Hisen Berisha / Deputet i PDK-së në Parlamentin e...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Vdesin vetëm ata që nuk kanë lënë vepra

Nga Milaim Zeka Ti ke qenë një nga shkrimtarët më të mirë për fëmijë. Ke qenë njeri i mirë, një damar i pastër i shqiptarësisë. Për...

Mustafa Imeri, dejtor i Filharmonisë së RMV-së

Mustafa Imeri nga Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit është emëruar sot drejtor i Filharmonisë, me firmën e ministrit të Kulturës, Zoran Lutkov. Emri i Imerit...

KQZ njofton se nesër i certifikon rezultatet përfundimtare zgjedhore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të enjten e 27 marsit në ora 16:00 do të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Komisioni Qendror i...