spot_imgspot_img
spot_img

Borrell pas takimit: S’ka marrëveshje, e dhamë një propozim që e pranoi Vuçiqi por jo Kurti

Josep Borrell ka folur pas takimit të gjatë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq, dhe ka pasur fjalë të ashpra në fund të këtij fjalimi “sidomos për Kosovën”. “Mospajtimi për targat… Kosova ka vendosur të lëshojë gjoba prej sonte për ata që s’i kanë regjistruar makinat e tyre me targa RKS. Si pasojë, serbët e Kosovës janë larguar nga inistitucionet e Kosovës.” – tha fillimisht ai.

Ai vazhdoi të përmendte edhe faktet për situatën në terren, përfshirë dorëheqjen e 600 zyrtarëve policorë serbë.

“Kjo lë një vakum të madh të sigurisë (në veri të vendit). Në terren dhe në situatën aktuale politike. Po, kemi një mision të Eulexit, por ata s’mund të marrin punën e policisë lokale. Sundimi i Ligjit nuk duhet të shërbejë si pretekst për tensione dhe eskalime,” – vazhdoi z. Borrell.

“Takimi i sotëm ishte për deeskalimin e situatës.”

Më tej, kryediplomati evropian u shpreh se prej verës ishin përpiqur të shtynin këtë çështje.

“Kjo nënkupton se nuk kemi qenë në gjendje të zgjidhim çështjen kryesore, atë të marrëdhënieve të normalizuara. Jua bëra të qartë të dyja palëve, që s’mund të vazhdojmë kështu,” – tha diplomati spanjoll.

“Pas shumë orësh diskutimi, të dyja palët nuk arritën në një zgjidhje sot. Mendoj se ka një përgjegjësi të qartë për atë që mund të ndodh në terren,” – përfundoi ai.

“Kemi dhënë një propozim, që Vuçiqi e ka pranuar por Kurti nuk e ka pranuar,”

“Pres prej Kosovës që të pezullojë të gjitha hapat sa i përket targave, dhe pres prej Serbisë që të mos lëshojë targa të reja ilegale,”

Më pas, z. Borrell ashpërsoi gjuhën e tij.

“Do t’i informoj shtetet anëtare dhe partnerët për sjelljet e palëve, dhe mungesën e respektit për obligimet legale ndërkombëtare, sidomos nga Kosova. E di që ky është sinjal shumë i keq politik (për Kosovën),” – u shpreh z. Borrell. /Nacionale.com

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...