spot_imgspot_img
spot_img

Përplasja Kurti-Borrell në Bruksel, ky i fundit mund të mos udhëheq me dialogun Kosovë-Serbi

Me 20 tetor Albanian Post ekskluzivisht publikoi “skenarin e prezantuar për para-marrëveshjen Kosovë-Serbi”. Aty thuhej qartësisht se “pajtimi i parë duhet të arrihet më së largu deri me 24 shkurt” të vitit 2023.

Saktësisht një muaj më vonë, i mllefosur pas takimit aspak të pëlqyeshëm me krye-diplomatin evropian, Albin Kurti doli para gazetarëve dhe tha se Josep Borrell nuk i qëndroi planit të cilin vetë ua kishte dorëzuar palëve për marrëveshjen dhe afatet se kur duhet të arrihet ajo.

“Në propozimin që na e kanë sjell neve madje ka qenë edhe afati… pra që ne po vijmë këtu në Bruksel për t’u marrë vesh drejt një ecje të re për marrëveshje që arrihet para marsit të vitit 2023”.

Albanian Post paraprakisht kishte publikuar edhe “iniciativën franko-gjermane” që u paketua në një formë dokumenti disafaqësh dhe u konkretizua në një propozim franko-gjerman. U konfirmua edhe kjo gjerësisht më pas.

AP ka publikuar gjithashtu të gjitha nenet e propozimit “të ngurtësuara” dhe detaje të tjera rreth tyre. Të konfirmuara edhe këto nga dy njerëz që e kanë parë dokumentin dhe kanë folur publikisht për të: kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Aktualisht, Albanian Post, nga burime diplomatike, kupton se në procesin dialogues për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë afati për marrëveshje ka mbetur po i njëjti, por dy ndryshime krejtësisht radikale mund të zënë vend shumë shpejt.

I pari; formati i deritanishëm i dialogut në Bruksel tashmë konsiderohet i bankrotuar, prandaj do ndryshojë.

I dyti; Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian dhe për Politika të Sigurisë, Josep Borrell, ka shumë mundësi që më nuk do të udhëheqë me dialogun (ose do të udhëheqë në një kapacitet tjetër).

Burimet diplomatike të AP-së tregojnë se përfundimisht do të kuptohet për këtë ndryshim – dhe nëse ai materializohet – në takimin që Borrell e ka me ministrat e Shteteve Anëtare të BE-së në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Evropian.

Ndryshimi i udhëheqësit të procesit për marrëveshje vjen në kohën kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur pakënaqësi me të, por burimet thonë se megjithatë nuk ka lidhje me këto pakënaqësi pse mund të zëvendësohet Borrell.

Për ata që kanë lexuar publikimin e 20 tetorit të Albanian Post, kujtojnë se veç datës se kur pritet të arrihet marrëveshja, aty ishin saktësuar edhe pikat e skenarit që duhet të përcillet dhe cila do të ishte rruga alternative, poqë se dështojnë bisedimet me ndërmjetës Borrell-in (Brukselin).

“Nëse palët refuzojnë të pajtohen për skenarin përpara dhe refuzojnë fillimin e rrugëtimit konkret drejt fazës së fundit për pajtim final, ndërkombëtarët kanë parashikuar edhe një skenar alternativ, ku do ta merrnin procesin krejtësisht në dorën e tyre”, thuhet në tekstin e Albanian Post botuar me 20 tetor.

Këtë të martë, Kurti deklaroi se më nuk ka kontakt me Borrell-in dhe se “ai e ka braktisur propozimin franko-gjerman”.

Shkëputja e komunikimit do ta startojë rrugën alternative për të cilën palët ishin të informuara qysh nga fillimi.

Në Prishtinë dhe Beograd prej kohësh u është thënë se duhet ta kenë të qartë që “kjo përpjekje dallon nga dinamika e deritashme e dialogut”.

Por nëse jo Borrelli dhe Brukseli, atëherë kush dhe ku?

Vendi do jetë Parisi. Albanian Post edhe në të kaluarën e ka përmendur një kryeqendër evropiane, por pa prezantuar emrin.

Personi do jetë një zyrtar i lartë, por jo i Bashkimit Evropian. Megjithatë, nga një shtet brenda unionit.

Fuqitë ndërkombëtare e kanë edhe një referencë se si do të mund ta përshpejtonin arritjen e një pajtimi, duke i larguar liderët dhe ekipet negociatore nga komfort-zona e tyre dhe mbledhur në një vend të gjitha palët, për të dalur me një marrëveshje brenda ditësh.

Siç dihet, Marrëveshja e Dejtonit (1995) ishte arritur pikërisht në këtë formë, kur përkundër se elementet bazike të një pajtimi ishin propozuar vite më parë, me idenë që të parandalohej shpërthimi i luftës, diçka e tillë nuk kishte ndodhur dhe negociatat kishin dështuar.

Plani origjinal për marrëveshje ishte ai që tashmë njihet si Plani për Paqe “Carrington–Cutileiro”, emëruar kështu për shkak të autorëve Lord Carrington dhe ambasadori portugez Jose Cutileiro. Në atë që do të njihej më vonë si “Marrëveshja e dështuar e Lisbonës”, pasi palët e kishin kundërshtuar.

Një vit më vonë, në vitin 1993, komuniteti ndërkombëtar prapë kishte provuar arritjen e një marrëveshjes përmes përfaqësuesit special të Kombeve të Bashkuara Cyrus Vance dhe përfaqësuesit të komuniteti evropian, Lord David Owen.

Iniciativa që parashihte ndarje të Bosnjës në 10 regjione gjysmë-autonome dhe që do njihej si “Plani për Paqe Vance-Owen”, dështoi gjithashtu, meqë përkundër se u nënshkruar nga lideri i Republikës Serbe në Bosnje, ishte rrezuar në parlament.

Përpjekje të tilla të dështuar kishin prodhuar idenë që të gjithë liderët të mblidhen në një vend, duke shkurtuar kështu levat e tyre për negocim nga distanca dhe duke rritur presionin për marrëveshje të shpejt.

Në Dayton të shtetit amerikan të Ohios ishte siguruar një zonë ku ishin akomoduar mbi 800 zyrtarë. Me 21 nëntor 1995 palët kishin dalë me një pajtim, derisa marrëveshja e plotë dhe formale ishte nënshkruar në Paris me 14 dhjetor të po të njëjtit vit.

Derisa të vendoset për ri-formatimin e dialogut brenda konturave të tjera, AP merr vesh gjithashtu se janë rritur pakënaqësitë amerikane në raport me lidershipin e Kosovës.

Siç mësohet, nga amerikanët janë dërguar edhe disa “note of caution” për mënyrën se si i qasen çështjes së dialogut në vazhdim. U është bërë e qartë se ngritja e tensioneve dhe shpërthimi eventual do të mund të ishte fatal për ndonjë shtetas amerikan si pjesë e KFOR-it dhe diçka e tillë do të ishte e papranueshme dhe me adresë të qartë të fajit.

“S’jemi zjarrfikës të shuajmë zjarrin sa herë ju e ndizni”, është një nga fjalitë e këtyre letrave që nuk përmbajnë aspak gjuhë diplomatike për pranuesit e tyre.

Për të gjitha zhvillimet, skenarin e plotë në proces dhe hapat që do të ndiqen tutje, Albanian Post do të informojë në detaje javën që vjen.

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Shkodran Tolaj kërkon që ministri Ljutkov t’i kerkojë falje publike për shpifje

Ish-drejtori i Ansambli i Këngeve dhe Valleve Popullore Shqiptare, Shkodran Tolaj, në një demant dërguar mediave përmes emailit ka theksuar se pret falje publike...

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar nga kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski, duhet të shfrytëzohet nga partitë politike shqiptare për të krijuar...

Pas mesnate debati Harris-Trump që dikton garën presidenciale

Debati, një element vendimtar i fushatës zgjedhore për Shtëpinë e Bardhë, do të rikthehet në ekranet televizive. Sonte kandidatët në garën presidenciale do të...