spot_imgspot_img
spot_img

Parlamenti Europian ia kushtëzohen Serbisë negociatat për anëtarësim me sanksionet ndaj Rusisë

Parlamenti Evropian ka miratuar të mërkurën rezolutën për strategjinë e re të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Kjo rezolutë është përpiluar nga deputeti kroat, Tonino Piculla. Në këtë rezolutë propozohen ndryshime dramatike në qasjen e BE-së ndaj zgjerimit. Propozohet heqja dorë nga votimi me konsensus dhe marrja e vendimeve me shumicë të kualifikuar.

Në të po ashtu kërkohet që viti 2030 të jetë afat i fundit për përmbyllje të negociatave për anëtarësim dhe përmendet që procesi i zgjerimit nuk ka alternativë.
“Të forcohen kapacitetet e BE-së për të vepruar, duke reformuar procesin e vendimmarrjes, përfshirë këtu formatin me shumicë të kualifikuar në fushat relevante për procesin e zgjerimit”, përmendet në rezolutë.

Mes tjerash në rezolutë përmendet që kredibiliteti i procesit të zgjerimit, dhe i gjithë BE-së, është dëmtuar me raste pasi disa vende anëtare kanë shfrytëzuar interesat e tyre nacionale për të bllokuar procesin e zgjerimit.

Kjo gjë, sipas raportit, “ka krijuar hapësirë për shtrirjen e ndikimit të Rusisë, Kinës dhe faktorëve tjerë të dëmshëm në rajon”.

Sa i përket Ballkanit, në rezolutë përmendet që qasja e Parlamentit ndaj këtij rajoni të ketë në fokus përshtatjen e këtyre vendeve me qëndrimet e BE-së në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë.

Në këtë drejtim vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë, përmendet si kusht për vazhdimin e negociatave të Serbisë për anëtarësim në bllokun evropian.

“Negociatat me Serbinë të vazhdojnë vetëm nëse ky vend përshtatet me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë dhe bën reforma domethënëse të lidhura me BE-në”.
Përveç sanksioneve, në rezolutë përmendet që Serbisë t’i kushtëzohen edhe ndihmat financiare.

Në rezolutë përmendet edhe nevoja për përparim në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ashtu që të dyja vendet në avancojnë në rrugën drejt BE-së.

Sipas rezolutës, Parlamentit Evropian i kërkohet që të ndëshkohet përmbushja e kritereve të shpërblehet, derisa mungesë e përparimit nga vendet kandidate, të ndëshkohet.

Op/Ed

Pse aktori Jeton Zogjani zgjodhi ta njollosë publikisht Enver Petrovcin?

Nga Avni Selmani Së fundmi, aktori Jeton Zogjani publikoi një...

Drejtësia që flet vetëm maqedonisht është padrejtësi

Shkruan: Astrit Gashi Në një shtet që pretendon të jetë...

27 Prilli, shënon renjën e një regjimi të konsumuar dhe rilindjen e një epokë të re

Nga Astrit Gashi   Në historinë e çdo populli vjen një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Pse aktori Jeton Zogjani zgjodhi ta njollosë publikisht Enver Petrovcin?

Nga Avni Selmani Së fundmi, aktori Jeton Zogjani publikoi një fotografi të profesorit dhe aktorit të mirënjohur Enver Petrovci me kryeministrin, duke nxitur komente fyese...

Dita e Dëshmorëve të Kombit pa asnjë aktivitet, Jashari: Institucionet kanë punë më të mençme

Dita e Dëshmorëve të Kombit vazhdon të shënohet në Shqipëri por jo edhe në Kosovë. Kjo pasi nuk po shënohet në nivel institucional. Krerët e...

Drejtësia që flet vetëm maqedonisht është padrejtësi

Shkruan: Astrit Gashi Në një shtet që pretendon të jetë demokratik dhe multietnik, është e pafalshme që vetë Gjykata Kushtetuese, institucioni që duhet të mbrojë...