spot_imgspot_img
spot_img

Ia dha 48 orë, tash Kurti ia jep krejt kreditin për marrëveshje Ambasadorit Hovenier

Kryeministri Albin Kurti sot ka informuar edhe audiencën e Tëitter-it për marrëveshjen e arritur mbrëmë në Bruksel për çështjen e targave.

Ai, sikurse presidentja Osmani, krejt kreditin për suksesin e kësaj marrëveshje ia dha ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, i cili ndërhyri të hënën kur dështoi përpjekja për marrëveshje në Bruksel, duke kërkuar 48 orë shtesë për t’i dhënë mundësi arritjes së saj.

“S’ka kohë për ambicie të vogla, është koha për hapa të mëdhenj. Dakordimi i djeshëm shtron rrugën për bisedime intensive drejt normalizimit të plotë të marrëdhënive me Serbinë bazuar në propozimin e BE-së, i mbështetur nga Franca, Gjermania dhe SHBA-ja. Falënderues ndaj ambasadorit amerikan Hovenier për rolin, mbështetjen dhe dedikimin e tij”, ka shkruar sot Kurti, raporton Gazeta Express.

Për marrëveshjen e mbrëmshme, Kurti ka folur në seancën e sotme të Kuvendit.

Ai tha se sipas marrëveshjes së nënshkruar nuk do të lëshohen dhe regjistrohen targa të reja të automjeteve nga Beogradi për banorët serbë të Kosovës, duke shtuar se targat ilegale “gradualisht do të nxirren nga përdorimi”.

Op/Ed

Vdesin vetëm ata që nuk kanë lënë vepra

Nga Milaim Zeka Ti ke qenë një nga shkrimtarët më...

Mashtrimi i Kurtit nga Rusët dhe retorika e papërgjegjshme ndaj opozitës dhe perëndim

Nga Hisen BerishaNë një ngjarje të paprecedentë, Kryeministri i...

KQZ duhet të veproj ligjërisht ndaj Listës serbe!

Hisen Berisha / Deputet i PDK-së në Parlamentin e...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Papa Françesku, simbol i përulësisë dhe ndërgjegjes njerëzore

  Nga; Gjeneral Hisen Berisha (Me ndarjen nga jeta të Shenjtërisë së Tij, bota humbi një figurë të rrallë të paqes, mëshirës dhe frymës së vërtetë...

Nga zëri i një dhome të përgjakur në zërin e auditorëve të Parisit

  Më 21 prill 1999, në një dhomë të ftohtë në Çikatovë të Re, mbi trupin e një fëmije të vrarë, një djalosh 17-vjeçar, i...

Vdesin vetëm ata që nuk kanë lënë vepra

Nga Milaim Zeka Ti ke qenë një nga shkrimtarët më të mirë për fëmijë. Ke qenë njeri i mirë, një damar i pastër i shqiptarësisë. Për...