2025/12/10
Banner Top
Brazili “luan samba” me Serbinë

Brazili ka shënuar fitore të lehtë ndaj Serbisë në ndeshjen e fundit të fazës së parë të grupeve në Kampionatin Botëror. Latino-amerikanët fituan me rezultat të pastër 2:0 ndaj Serbisë, shkruan Gazeta Express.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola të shënuar, por me një dominim total të brazilianëve. Kurse, në të dytën, u thye edhe mbrojtja serbe. Richarlison fillimisht realizoi në minutën e 62-të pas asistimit të Vinicius Junior.

Shiko golin e parë:

E kjo dyshe kombinoi edhe në golin e dytë të shënuar në minutën e 73-të të ndeshjes. Richarlison shënoi në mënyrë akrobatike, duke e realizuar golin më të bukur të Botërorit deri më tani.

Shiko golin e dytë:

Me këtë fitore, Brazili prin në tabelë me tri pikë, aq sa ka edhe Zvicra në vendin e dytë. Në të tretin gjendet Kameruni pa pikë, kurse grupin e mbyll Serbia që po ashtu nuk ka pikë.

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment