2025/11/12
Banner Top

Organizata Shqiptaria, në bashkëpunim me shoqatën e artistëve “Artist për Artistët,” ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në ekspozitën e hapur të pikturës “Fryma e Dashurisë,” e cila do të mbahet nesër, më 26.08.2024, në sheshin Nënë Tereza.

Kjo ngjarje e veçantë është organizuar për nder të shenjtores Nënë Tereza dhe do të jetë një mundësi e mrekullueshme për të reflektuar mbi vlerat e dashurisë dhe humanizmit që ajo përfaqësonte. Ekspozita do të jetë e hapur për të gjithë nga ora 12:00 deri në 18:00.

Ju ftojmë të na bashkoheni për të përjetuar këtë festë të artit dhe për të nderuar kujtimin e Nënë Terezës përmes veprave të artistëve tanë.

Mirë se vini!

Me respekt,
Organizata Shqiptaria

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment