spot_imgspot_img
spot_img

Mickoski: VMRO nuk do ta mbështesë interpelancën ndaj Gashit

Shkup, 21 gusht – VMRO-DPMNE nuk do të mbështesë interpelancën e kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, ka konfirmuar sot nga Negotina lideri i partisë dhe kryeministri, Hristijan Mickoski.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vënies së gurthemelit për ndërtimin e tregut të qytetit në Negotinë, ai tha se partia nuk sheh arsye për të interpeluar kryeparlamentarin Gashi.

“Mënyra se si sillet si kryetar në Kuvend, si i udhëheq seancat dhe gjithçka që ndodh atje paraqet sjellje seriozisht të ndryshme nga ajo që ka bërë paraardhësi i tij”, tha Mickoski.

Sipas tij, koalicioni LSDM-BDI-Levica ka motivet e veta për paraqitjen e një interpelance të tillë.
“Unë supozoj se për këtë koalicion politikanët e rangut të Artan Grubit, Talat Xhaferit, Bujar Osmanit dhe Ali Ahmetit janë më të mirë se situata aktuale, por nuk mendoj kështu dhe prandaj nuk do ta mbështesim këtë interpelance”, ka thënë Mickoski.

Grupi parlamentar i Levicës në fillim të këtij muaji ka dorëzuar në Kuvend një interpelancë për punën e kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi. Interpelanca është futur në rendin e ditës të seancës së 13-të plenare të planifikuar për më 3 shtator./zhurnal

Op/Ed

Vdesin vetëm ata që nuk kanë lënë vepra

Nga Milaim Zeka Ti ke qenë një nga shkrimtarët më...

Mashtrimi i Kurtit nga Rusët dhe retorika e papërgjegjshme ndaj opozitës dhe perëndim

Nga Hisen BerishaNë një ngjarje të paprecedentë, Kryeministri i...

KQZ duhet të veproj ligjërisht ndaj Listës serbe!

Hisen Berisha / Deputet i PDK-së në Parlamentin e...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Vdesin vetëm ata që nuk kanë lënë vepra

Nga Milaim Zeka Ti ke qenë një nga shkrimtarët më të mirë për fëmijë. Ke qenë njeri i mirë, një damar i pastër i shqiptarësisë. Për...

Mustafa Imeri, dejtor i Filharmonisë së RMV-së

Mustafa Imeri nga Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit është emëruar sot drejtor i Filharmonisë, me firmën e ministrit të Kulturës, Zoran Lutkov. Emri i Imerit...

KQZ njofton se nesër i certifikon rezultatet përfundimtare zgjedhore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të enjten e 27 marsit në ora 16:00 do të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Komisioni Qendror i...